Kurdët po tërhiqen/ Ankaraja: Ndalëm refugjatët. Europa, mirënjohëse ushtarëve turq
Në një intervistë për DW, Ibrahim Kalin , zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se nëse Njësitë kurde të Mbrojtjes së Popullit YPG tërhiqen ashtu siç është thënë, “nuk do të ketë nevojë për veprim të mëtejshëm ushtarak.”
“ Ne kemi prani ushtarake në zonën e Idlibit, kemi 12 posta ushtarake. Mendoj se falë ushtarëve tanë atje është shmangur një krizë tjetër humanitare dhe një dallgë emigracioni. Mos harroni, rreth 3 milionë vetë janë ngjeshur në atë pjesë të Sirisë dhe nëse do të kishim lejuar sulmet e regjimit sirian, do te kishim një apo dy milionë refugjatë te tjerë që do të vinin drejt Turqisë sepse nuk kanë se ku të shkojnë tjetër.
Miqtë europianë duhet t`ia dijnë për nder ushtarëve tanë që po bëjnë një punë kaq të rrezikshme, por të rëndësishme“, është shprehur ai.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes sakaq, njëkohësisht kryetare e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer kërkoi krijimin e një zone të sigurisë në veri të Sirisë, që do të kontrollohej nga forcat ndërkombëtare.
Propozimi është miratuar nga kancelarja Angela Merkel dhe i është dërguar partnerëve.
TCH