Zjarr dhe “betejë” akuzash në kufirin siriano-turk
Goditje me predha e të shtëna armë të vogla zjarri u dëgjuan në verilindje të Sirisë. Zyrtarët turq dhe ata kurdë po debatojnë publikisht lidhur respektimin e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Dëshmitarët thonë se kanë parë tym në qytetin sirian Ras al-Ayn, i cili ndodhet shumë pranë kufirit me Turqinë, ku sipas zyrtarëve kurd të premten ka pasur sulme të ashpra.
Presidenti amerikan Donald Trump shkruante në Twitter tha se gjatë një bisede të premten me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan ku i fundit i kishte thënë se ka patur të shtëna të pakta me snajper e granata. “Ai dëshiron shumë që armëpushimi ose pauza të funksionojë“, tha zoti Trump i cili shkruante gjithashtu se ka “vullnet të mirë nga të dyja palët” dhe se luftëtarët e kapur të Shtetit Islamik tashmë janë “dyfish të siguruar si nga kurdët ashtu edhe Turqia” ndërsa SHBA-ja ka siguruar siç shkruante ai “naftën”.
Më herët gjatë ditës së premten ndërsa fliste me gazetarët në Stamboll zoti Erdogan i kundërshtoi njoftimet se në Siri po vazhdojnë luftimet. Ai tha se e kishte informuar zotin Trump për një sulm të afërt gjatë një telefonate një ditë përpara se ai të fillonte dhe paralajmëroi më tej se Ankaraja do të rifillojë ofensivën nëse marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, nuk zbatohet plotësisht brenda afatit pesëditor.
Zoti Erdogan tha gjithashtu se Turqia po planifikon të vendosë 12 postblloqe në zonën e sigurt dhe se ai do të diskutojë hapat e mëtejshëm kur të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin të martë që vjen.
Disa zyrtarë kurdë të Sirisë akuzojnë Turqinë se ka shkelur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-ja. “Forcat e ushtrisë turke dhe grupet e tyre të lidhura xhihadistët vazhdojnë pa dallim sulmet ajrore dhe me artileri mbi Ras al-Ayn“, tha të premten zëdhënësi i Forcës Demokratike Siriane (SDF) Mustafa Bali për shërbimin Kurd të Zërit të Amerikës.
Zyrtarët amerikanë thonë se pavarësisht njoftimeve se luftimet vazhdojnë ata janë optimistë se marrëveshja me Turqinë do të japë rezultate. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham i tha Fox News-it të premten se delegacioni amerikan shënoi “sukses me arritjen e armëpushimit, por zbatimi i tij kërkon kohë” siç tha ajo.
Gjatë një interviste për Politico-n sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shprehu besim se marrëveshja do të zbatohet: “Ju gjithmonë dëshironi që ajo të ndodhë më shpejt, e menjëherë” tha ai “por ne kemi disa njoftime që nuk mund të bëhen publike sipas të cilave ne besojmë se rruga është e qartë për të qenë e suksesshme“.
Zoti Pompeo shtoi se SHBA-ja “do të duhet të punojë për të zbatuar, për të monitoruar dhe për të siguruar që kjo gjë do të ndodhë realisht“.
Zyrtarët kurdë thonë se një autokolonë me civilë që ishte drejtuar për në Ras al-Ayn nuk u fut dot në qytet dhe ata u detyruan të braktisin automjetet për shkak të granatave në zonë.
Zyrtarët e Forcës Demokratike Siriane njoftuan gjithashtu për luftime në Ain Issa dhe thanë se ata goditën e rrëzuan një helikopter ushtarak turk.
Një komandante e Njësisë së Mbrojtjes së Grave Kurde (YPJ) i tha Qendrës së Informacionit Rojava se forcat e saj kishin dëgjuar biseda në radio mes militantëve të mbështetur nga Turqia që garantonin njëri-tjetrin se ata nuk do të ndalen së luftuari edhe nëse ka armëpushim
Presidenti turk Erdogan njoftoi se forcat e tij kishin kapur 200 nga rreth 750 luftëtarët e Shtetit Islamik të cilët ishin liruar sipas tyre nga Forcës Demokratike Siriane. Por zyrtarët e kësaj të fundit kanë hedhur poshtë çdo pretendim se ata kanë liruar nga burgjet luftëtarë të ISIS-it, por pranuan se shtatë prej tyre janë arratisur.
Misioni humanitar i Kombeve të Bashkuara në Siri vlerëson se të paktën 160 mijë persona janë shpërngulur që prej fillimit të ofensivës turke më 9 tetor..
Fraksion.com