“Vendet kanë pyetje në lidhje me skenarin”: Kryeministri i Luksemburgut: Dera nuk është e mbyllur
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel komentoi sot qëndrimin e Francës, e cila kundërshton negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se kjo nuk është një “jo e veçantë”.
Duke folur përpara nisjes së mbledhjes së sotme të Këshillit Europian, Bettel u shpreh se, “kërkohet unanimitet dhe sigurisht që vendet kanë pyetje në lidhje me skenarin, ndoshta edhe për një afat më të gjatë, megjithatë, siç e përmenda, nuk është njësoj sikur dera të jetë e mbyllur”.
Fraksion.com