“Si do t’ua shpjegojmë njerëzve pse i vonojmë?”; Presidenti i PE mbështet hapjen e negociatave
Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Teksa foli ne hapjen e samitit te Këshillit Evropian në Bruksel, ai tha:
“Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse po i vonojmë ata.
Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që t’i bashkohemi kësaj përpjekje”, tha ai, raporton “EuObserver”.
Fraksion.com