” Shqipërinë europiane e kemi testament”; Çfarë tha Rama për refuzimin e negociatave nga BE
Kryeministri Edi Rama tha se rruga e Shqipërisë vijon të jetë e shtruar drejt prespektivës evropiane dhe se reformat do të vijojnë për qytetarët. Në një konferencë për mediat pas samitit të liderëve të BE-së që nuk mund të dalin me një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vetos së Francës, kreu i qeverisë tha se të kryeministrat e shteteve anëtare njohën progresin e vendit tonë, por se e gjitha vjen për shkak të problemeve të brendshme të unionit, një nevojë për reformim të vetë BE-së më parë, dhe një ndryshim i rregullave të procesit të integrimit.
“Janë bërë përpjekjet maksimale për të marrë atë që na takon, asgjë më shumë. Por atë që kemi merituar. Këtë nuk e them unë, por tanimë e ka thënë jo vetëm Komisioni Europian, por e thanë pjesa më e madhe e kryeminsitrave të BE. Dua ta vë theksin shumë qartë, se ndërkohë që ata të cilët janë jashtë nesh, ata që përfaqësojnë BE, e thonë pa ekuivok se me mosarritjen e vendimit të djeshëm, përgjegjësia është e brendshme e BE, është e papranueshme dhe e pajustifikueshme se këtu fillon dhe shtrohet diskutimi se mosvendimi i djeshëm vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave. Ne i kemi përmbushur, jo njëherë por dy herë rresht. Prej kohësh, sa herë kanë folur, kanë vendosur një ?. Kryeministri Italian e quajti gabim historik”, tha Rama.
“Nga ana tjetër dua t`ju them se kam marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave në takim, me disa prej tyre. Kam komunikuar edhe me Macron. Nëse duam të shohim në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh, duke e parë nga të gjitha kontaktet, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme që ishin për “Po”. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje me shpresën e kompromisit. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE dhe transformim të procesit të integrimit, deri në pikë që të arrihet deri në një tjetër objektiv për integrimin”, tha Kryeministri.
Shefi i mazhorancës tha se Maqedonisë së Veriut ju kërkua të ndërrojë emrin, dhe në këmbim nuk ju dha asgjë, duke thënë se për të dyja shtetet fqinje, vendimi i sotëm nuk do të thotë aspak anëtarësim!…Por nisje e një rrugëtimi të gjatë negocimi për të përshtatur legjislacionet dhe standardet.
Rama: Edhe Zvicra po të kishte aplikuar, nuk jam i sigurt nëse do t’i hapeshin negociatat mbrëmë
Në konferencën për shtyp pas “Jo”-së për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama u shpreh se jo vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por kushdo vend të kishte qenë në atë mbledhje nuk do të kishte marrë një konsensus. Rama tha se Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE. Kjo që ka ndodhur është një rezultat i mos arritur të konsensusin mes vendeve anëtare për punët e tyre. Nuk mund t’i shtohen bishta, jo po azilantët, jo po të tjera. Jo vetëm ne dhe Maqedonia, por kushdo vend të kishte qenë nuk do të kishte marrë konsensus sepse tema është zhvendos gjetkë.
Kemi marrë një refuzim për çeljen e negociatave mbrëmë, por asgjë më kaq. Rruga jonë është e njëjta nga ato që i kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për vendin tonë. Ne do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosur në votën po të Bundestagun për reformën zgjedhore dhe pikat e tjera”, tha Rama.
Edhe sa duhet të pres? Rama batuta me gazetaren: Kur kam dalë të kërkojë Shqipërinë si Europa kisha flokë…
Në diskutimin e Ramës me gazetarët nuk kan ëmunguar edhe batutat. Një nga gazetaret e pranishme e ka pyetur se edhe sa kohë i duhet asaj dhe brezit të saj që të presë për hapjen e negociatave dhe anëtarësimin në BE. Duke iu përgjigjur kësaj pyetje Rama ka thënë se Shqipëria është në proces dhe kjo nuk dihet. Ai ka thënë ndër të tjera se kur vetë dilte të kërkonte Shqipërinë si gjithë Europa i kishte të gjitha flokët.
“Në kohën kur unë kam dalë në rrugë per të kërkuar Shqipërinë si gjithë europa i kisha të gjitha flakët dhe kam përshtypje që t’ja lë mjekrës ta dëshmojë mund të bëhet më e gjatë se sa flokët e tua. Ky është një rrugëtim dhe Shqipëria është shumë më europiane sa që ishte kur ke lindur ti. Shumë gjëra duhet të ndryshojnë trashigimia jonë është e rëndë ne nuk jemi Polonia e Cekias as as as… kemi pas ndërprerje të mëdha një 500 vjet tjera 50 e kusur kjo është e treta por një gjë është e sigurt. Ti do votosh për parlamentin europian në Shqipëri. Por se kur do ta bëjmë çmos që të ndodh kjo. Brezi juaj do votoj dhe do lodhet duke votuar për Parlamentin Europian. Këtë ndoshta e di Nard Ndoka se si do të jetë BE në të ardhmen. ” ka thënë Rama.
Zgjedhje te parakohshme? Rama: As që bëhet fjalë! Nuk kemi kohë për të humbur
Edi Rama ka shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Kryeministri deklaroi se qeveria ka shumë për të bërë dhe do të vijojë axhendën pavarësisht refuzimit për hapjen e negociatave.
“Përsa i përket votëbesimit për të plotësuar një nga pikat për të kënaqur ata, unë mendoj që ne e kemi absolutisht shumë gjëra për të bërë dhe nuk kemi kohë për të humbur, kemi plot punë për të bërë dhe as nuk bëhet fjalë për cilindo që nuk ka punë, flas për ata që merren me politikë dhe thonë kemi çuar platformën dhe thonë zbatojeni ose hapni krahun, nuk bëhet fjalë” tha Rama.
Rama: Deri në dhjetor votojmë Reformën Zgjedhore
Deri në dhjetor do të votohet në Kuvend reforma zgjedhore bazuar te rekomandimet e OSBE-së, ndërsa pas Vitit të Ri do të diskutohet shkalla e dytë me kërkesat e partive politike. I pyetur nga Report Tv nëse ndihet përgjegjës pas akuzave nga opozita për mos hapjen e negociatave, kryeministri bëri ironi me aleatin e Lulzimës Bashës, Nard Ndokën.
“Është përgjegjësia ime pse zhvillohen zgjedhje europiane kur duhet të merret një vendim dhe shtyhet, pse shumica e vendeve duke filluar nga Gjermania thanë PO dhe Franca tha JO. Nëse në vendin e Gentit do të ishte Nard Ndoka konsensusi do të ishte i garantuar pa filluar madje do ta kishin ftuar për darkë.
Reformën zgjedhore do ta mbarojmë përpara vitit të ri në parlament, pas vitit të ri jemi gati të diskutojmë për temat e tjera të reformës, pasi do ta bëjmë me dy shkallë. Në shkallën e parë do të merremi vetëm me rekomandimet e OSBE-se dhe do ta kemi shënuar si të kryer një kërkesë të Bundestagut që prapë i vlen Shqipërisë, sistemit tonë zgjedhor, sepse nuk do të ketë më komision me parti politike. Duan apo nuk duan ata që kërkojnë përgjegjësi nga unë përse nuk funksionon BE-ja” tha ai.
Azilkërkuesit, Rama: Enver Hoxha na mbylli 50 vite…
I pyetur nëse ndihet përgjegjës për cështjen e azilkërkuesve, Rama nuk e pranoi një gjë të tillë, por sqaroi se përse ka ndodhur largimi i qytetarëve nga vendi duke bërë krahasime edhe me vendet e tjera.
“Së pari faleminderit për pyetjen e parë, dje pata një bisedë ndër të tjera me kryeministrin e Portugalisë, vendi që ka regjistruar një ndër rritjet më të larta në BE. 50 mijë vetë kanë ikur nga Portugalia në vitin e suksesit më të lartë ekonomik dhe ka humbur në vitet e fundit 500 mijë burime njerëzore dhe sot ka vendosur një bonues 6500 euro për dikë që do të kthehet në Portugali dhe nuk po funksionon. Pse? Sepse bota ka ndryshuar. Edhe në Itali ikin mjekët. Kroacia është vendi i BE-së, 100 mijë kroatë janë regjistruar në zyrat e punës në Gjermani. Por cfarë ndryshimi kanë nga shqiptarët? Janë qytetarë të tregut të përbashkët europian, ndryshe nga ne.
Shqiptarët janë në numër të madh, por jo se po trondit Francën. Ky fenomen nuk mund të luftohet se po ja kërkon qeverisë shqiptare, shifrat kanë rënë krahasuar me të kaluarën dhe ministri i Brendshëm që ishte kundërshtari më i madh i PO-së më tha në këtë sallë, që nëse do të bëni atë që do të bëni do të shkoj unë ti them Presidentit të hapë negociatat dhe u kthye në avokatin tonë dhe më tha se presidenti ka një qasje tjetër. Shqiptarët kanë lëvizur gjithmonë, i mbylli Enver Hoxha 50 vjet, kanë ikur do të vijnë…problemi është se nuk jemi në tregun e përbashkët. Ata tani nuk ikin nga aeroporti jonë, por nga vendet e rajonit në Francë” tha ai.
Rama: Ja cfarë i thashë kryeministres daneze për negociatat
Kryeministri Rama zbuloi edhe një bisedë me kryeministren daneze lidhur me negociatat. “Edhe kryeministres daneze i thash; keni ju ndonjë zyrë në vendet tuaja që merret gjithë javës pa pushim dhe që i di gjërat në Shqipëri dhe që i ndjek proceset sikur bën zyra e BE-së këtu? Nuk e kemi. Atëherë si i dilka që ky komision që e paguani ju dhe jo Shqipëria, nuk i dika të gjitha? Është e kuptueshme që nga niveli teknik shkohet në atë politik.
Nëse një vend do të thonte ka dështuar qeveria e Shqipërisë, atëherë mbase do të mund ta diskutonim këtë si një rezultat që lidhet edhe me ne. Është më skrupuloze Danimarka, apo Holanda, apo Franca se Gjermania, Suedia në raport me korrupsionin apo krimin? Kanë të njëjtat standarde. Nuk po them se ne jemi Zvicra, se është do të kishte bërë dje, nuk jam i sigurt, por mbase do të thonin jemi dakord. Por nga ana tjetër i thua një vendi ndërro emrin dhe cfarë po i jap çeljen e negociatave, nuk po i jep anëtarësimin” tha Rama.
Shengeni i Ballkanit, Rama: Kosova është e ftuar, po presim krijimin e qeverisë së re
Kryeministri Rama i pyetur në lidhje me Mini Shengenin Ballkanik ka thënë se në Serbi nuk u bë marrëveshje por thjeshtë një dakordësim dhe një konferencë e përbashkët për të garantuar 4 liritë e lëvizjes së lirë si në BE. Për sa i përket Kosovës Rama kë thënë se po pret krijimin e qeverisë së re dhe se ky shtet është i ftuar të marrë pjesë.
“Shengeni Ballkanik do të varet nga qeveria në Kosovë kur do të bëhet. Takimi është më 10 nëntor në Ohër, nuk e di nëse do krijohet. Albini ka qenë i qartë që Kosova të jetë në gjitha këto formate e tryeza. Jo thjeshtë të mirëpritur por janë të ftuar. Është bërë vetëm një deklaratë e përbashkët, lirie e njerëzve mallrave dhe shërbimeve e kapitalit. Për këto katër liri në Rajon. Kështu që në këtë aspekt nuk ka diskutim që nisma jo vetëm nuk është ekskluzive por gjithëpërfshirëse.”
A po humbet mundi i Shqipërisë për anëtarësim në BE? Rama: E vetmja rrugë është anëtarësimi
Kryeministri Rama duke iu përgjigjur pyetjes për mundin që po shpenzohet për anëtarësimin në Europën dhe nëse ky mund duhet të shërbejë për Kombin Shqiptarë dhe jo për BE, ka deklaruar se kjo është e gabuar pasi për shqiptarët e vetmja rrugë është Bashkimi Europian.
“Do ishte gabimi më i madh që këtë moment kur do merrnim një po tashmë të vëme në pikëpytje Europën dhe ti referohemi adresave të gabuar të shkuarës. Rrugëtimi unë drejt Europës është testament. Europa ka një moment të komplikuar por është i vetmi destinacion. Froma është dytësore me përkatësin ndaj kësaj familje. Kjo nuk ka të bëjë me Merkel Macron apo emra të përveçëm por me Shqipërinë. Ankorimi i shqiptarëve në këtë organizëm politk të BE është destinacion strategjik i vetmi plan jo një nga planet. E vetmja hapsirë ku shqiptarët jetonin të lire dhe të sigurt. ” ka thënë ndër të tjera kryeministri Rama.
BE-ja nuk hapi negociatat/ Rama: Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një ministër shteti të përbashkët
Kryeministri Edi Rama deklaroi se në ditët në vijim do të takohet me Albin Kurtin që fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe pritet të formojë qeverinë e re për të diskutuar për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, që sipas tij duhet të kenë një hov tjetër, teksa e bëri më konkrete idenë duke theksuar se do i propozojë vendosjen e një ministri shteti të përbashkët mes dy shteteve në të dyja anët e kufirit.
“Përsa i përket Albin Kurtit do të takohemi në ditët në vijim, ka kërkuar të më takojë e pres me kënaqësi, e kam ndjekur në prononcimet e tij, bie dakord me të që ka një nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhënien mes dy qeverive dhe marrëveshjet e bëra duhet të shkojmë përtej dhe me qeverinë e re të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë e mëparshme, që në këtë fushë nuk arriti të bënte shumë.
Kam edhe disa propozime të reja dhe është momenti për të vendosur një ministër shteti për të dy anët, për të pasur një pikë referimi institucionale në cdo pikë për ndjekjen e marrëveshjeve dhe cfarë mendoj se cfarë duhet bërë më tutje. Do të dëgjoj edhe idetë e freskëta të Albinit, tani që shpresoj dhe besoj, se nuk do të ketë ndonjë cudi” tha Rama.
A u sakrifikua Maqedonia e Veriut për Shqipërinë?’…Rama i përgjigjet Macronit: Edhe ti duhet të bësh më shumë!
“Ne kemi bërë gjithcka që Macron dhe gjithë të tjerët të thonin PO për të hapur negociatat, dhe nëse nuk e thanë nuk ka të bëjë me ne.Edhe kundërshtia e tij ndaj disa vendeve që në një moment të caktuar kanë menduar se hajde mos e çajmë këtë punë duke i ndarë, nuk është një qëndrim i rastësisht, por koherent me konceptin e tij që duhet të ndryshojë Evropa. Asnjëherë Gjermania nuk e ka dashur ndarjen, qartësisht. Dhe debati i madh që është bërë në gjirin e koalicionit është prodhuar nga 6 muaj historira këtu, dhe kancelarja ka vënë veton për këtë punë: Ndarje kurrë! Predikimi që Maqedonia e Veriut e paska pësuar nga Shqipëria është predikim i lodhur nga ata që bëjnë çmos për ta sakatuar Shqipërinë në sytë e tjerëve që në mënyrë të përciptë kapen pas këtyre argumenteve”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët për deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron se kryeministrat Rama dhe Zoran Zaev i Maqedonisë duhet të bëjnë reformë më të thella dhe më tej të nisin negociatat mes tyre për t’i hapur ose jo ato, shefi i mazhorancës ju përgjigj: “Edhe Macron duhet të bëjë më shumë, edhe ai vet thotë që dua të bëj më shumë. Në këtë pozicion të jemi, të gjithë duhet të bëjmë më shumë”.
“Unë e kam takuar kryeministren daneze, dje edhe kam dëgjuar fjalimin e saj në tryezën e kryeministrave të BE-së që vijnë nga Partia Socialiste Evropiane. Fjalia e saj ka qenë e thjeshtë: Nuk jemi të gatshëm për një raund tjetër zgjerimi. Sot për herë të parë e dëgjova nga Presidenti i Francës në një pasazh, se herë tjetër asnjëherë nuk e ka thënë, nuk ka dëshiruar ta thotë, që ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtar të BE-së sot, por të hyjmë në një tjetër fazë të procesit. Një fazë ky transferohet dija e BE-së lidhur me të gjithë ata kapituj që ka negocimi, ku duhet të arrish të përputhësh legjislacionin dhe standardet. Asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj që të flitet me lidhjen e shkurtër, që është për politikë të brendshme. Macron e tha: është e qartë që çelja e këtij procesi nuk nënkupton anëtarësimin. Kam një bisedë tjetër me të, për të kuptuar çfarë vjen mbrapa”, tha Rama.
Rama: Fronti i BE-së dha PO të qartë! Me Macronin kam biseduar…Azilkërkuesit? Janë bishta!
“Janë bërë përpjekjet maksimale për të arratur të marrim atë që na takon, asgjë më shumë, atë që kemi merituar, dhe këtë tanmë e ka thënë jo vetëm me shkrim Komisioni Evropian, por e keni dëgjuar të thuhet nga një pjesë e madhe të kryeministrave të BE-së dhe nga vetë kancelarja e Gjermanisë. Kam marrë një numër mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave në takim, kemi qenë në kontakt edhe në mbrëmje me disa prej tyre. Kam komunikuar edhe me presidentit e Francës dhe nëse duam të shikojmë të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të frontit që ishte për një PO të qartë. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje me shpresën për kompromis, duke i vendosur një POR, PO-së. Në takimet mes Merkelit dhe Presidentit të Francës, është diskutuar dhe nuk ka pasur nga ana e tij asnjë hapje: Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces, Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE-së dhe një transformim të vetë procesit të integrimit, deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit. Një ndërveprim me Ballkanin Perëndimor që nuk mund të zhvillohet me të njëjtën metodë të procesit të deritanishëm të zgjerimit. Liderët e BE-së, që nga Presidenti i Këshillit, i Komisionit, Komisioneri për Zgjerimin, e thanq qartë që kjo që ndodhi është mosarritje konsensusi me vendet anëtare për arsyet e tyre. Është e tëpërt kur i shtohen bishta kësaj që është thelbësore: jo po azilantët, jo po kjo, jo ajo, këto janë bishta. Në këtë situatë, cilido nga vendet që janë sot në BE dhe të priste mbrëmë konsensus, nuk do kishte marrë dot. Tema është spostuar gjetkë. Kemi marrë një refuzim për tu marrë në konsideratë për celjen e negociatave mbrëmë, por nuk kemi marrë asgjë më shumë se kaq, rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim, se i kemi bërë dhe do vazhdojmë t’i bëjmë reformat për vendin tonë”, tha Rama.
Fëmija shqiptar në kampin e ISIS, Rama: Fola me të atin, ja plani që kemi për nxjerrjen e tyre
“Pas 48 orësh pa gjumë jemi këtu për të ndarë opinionin tonë, por përpara se të hyjmë në temën e KiE-së dëshiroj që të ndaj me të gjithë një shpjegim, një shqetësim për kampin në Siri, për fat të keq ai emision drithërues sipas gjithë përshtypjeve të marra, unë nuk e kam ndjekur ka lënë të kuptohet se cështja e djalit të mitur është thjeshtë vullneti të ambasadës tonë në Turqi apo ambasadorit, por është e pavërtetë.
E vërteta është që prej disa kohësh, unë kam nxjerrë një urdhër, i klasifikuar që nuk mund ta ndajmë me publikun lidhur me personat, familjet individët që gjenden në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të ISIS.
Shqetësimi unë ka qenë i lidhur me nevojën për aksesuar këto kampe, ku ka edhe një numër grash dhe fëmijësh. Në bashkëpunim me partnerët amerikanë kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi. Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet as me ambasada dhe as me ambasadorë, pasi aksesi është i komplikuar dhe kërkon një koordinim me partnerët.
Kemi rakorduar me partnerët tanë kryesorë. Kam komunikuar edhe me babain e djalit edhe i kam sqaruar se është një cështje që nuk varet nga ne, e strukturave tona diplomatike, pasi nuk bëhet fjalë për kampe refugjatësh të zakonshme. Natyrisht që gazetarët mund të hyjnë në këto kampe.
Situata tani atje është e komplikuar. Operacioni është i komplikuar dhe asnjë vend nuk ka bërë tërheqjet, madje as Italia ku u publikua rasti. Fokusi ynë ka qenë te gratë dhe të miturit dhe në bashkëpunim me partnerët kemi arritur që të grumbullojmë, jo pak informacion, kemi arritur të organizojmë kontakte dhe ka një plan për nxjerrjen e tyre nga kampet dhe është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme për transportimin e tyre dhe plan specifik masash për trajtimin e tyre më pas në Shqipëri. Por është një zonë ku ka autoritete” tha Rama.
Rasti u publikua nga emisioni investigativ “Le Iene”. Ata arritën të futeshin në një nga kampet – burgje ku kurdët mbajnë ish-luftëtarët e ISIS. Në kampin AL HOL janë gratë e luftëtarëve të ISIS, por dhe shumë fëmijë, shumë prej të cilëve kanë lindur pikërisht atje. Gazetari shpjegon se reportazhi në këtë kamp nuk ishte një rastësi, por një mision i vërtetë, për të gjetur një fëmijë shqiptar me emrin Alvin. Një fëmijë, i cili ka lindur në Itali 11 vite më parë.
Fraksion.com