AktualitetPolitikëTë fundit

Rasmussen: Pamundësia e Këshillit Europian për hapjen e negociatave forcon ambicien e Moskës dhe Pekinit

Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s (2009-2014) dhe Ish-kryeministri i Danimarkës (2001-2009), AndersFogh Rasmussen shprehet se, pamundësia e Këshillit Europian për të hapur negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të dobësojë Europën dhe Ballkanin dhe do të minojë besueshmërinë e BE në rajon dhe do të forcojë ambicien e Moskës dhe Pekinit.

“Më vjen keq për pamundësinë e Këshillit Europian për të bërë një zgjedhje strategjike, duke filluar bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të inkurajuar reformat.

Ky mendim afatshkurtër do të dobësojë Europën dhe Ballkanin, do të minojë besueshmërinë e BE në rajon dhe do të forcojë ambicien e Moskës dhe Pekinit”.

 

Fraksion.com