“Përkthyesja bën xhiron e botës”; Gafa e Donald Trump: SHBA-Itali miq që nga Roma e Lashtë
Presidenti amerikan Donald Trump takoi homologun e tij italian Sergio Mattarella dhe së bashku mbajtën një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
Por Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gaboi në datat historike teksa fliste para mediave me homologun italian, Mattarella.
Ajo që mori më shumë vëmendjen ishte reagimi i përkthyeses, e cila po mbante shënime pas krahëve të Donald Trump. E gjithë kjo skenë erdhi kur Presidenti amerikan tha se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara janë shumë të vjetra dhe mund të thuhet që datojnë prej Romës së Lashtë.
Kur dëgjoi fjalët e Shefit të Shtëpisë së Bardhë, përkthyesja, bëri një reagim të çuditshëm në fytyrën e saj dhe ky moment u shpërnda gjerësisht në mediat botërore.
“Shtetet e Bashkuara dhe Italia janë të lidhura me një trashëgimi të përbashkët kulturore dhe politike që daton mijëra vjet, që prej Romës së Lashtë”-tha Trump. Deklarata e Trump dhe krahasimi i tij në këtë moment nuk qendron aspak dhe kjo faktohet nga shekujt, pra nga vetë historia.
President @realDonaldTrump just wrapped up a joint press conference with President Mattarella of Italy.
“The United States and Italy are bound together by a shared cultural and political heritage dating back thousands of years to Ancient Rome." 🇺🇸🇮🇹 pic.twitter.com/10Ib2h4O4e
— The White House (@WhiteHouse) October 16, 2019
E nërkohë Amerika është themeluar në vitin 1776 dhe nuk ndan një histori direkte me Romën e Lashtë, e cila u krijua në vitin 753 Para Krishtit dhe u shkatërrua në vitin 410 të Erës Sonë.
Fraksion.com