Kryeministri i Bullgarisë: Asgjë nuk ka mbaruar, Shqipëria ka mbështetjen tonë
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov deklaroi sot se asgjë nuk ka mbaruar në lidhje me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ato vetëm po shtyhen.
Duke folur përpara nisjes së mbledhjes së sotme të Këshillit Europian, ai tha se, “është një fakt që ne nuk kemi rënë dakord të kemi një vendim të shkruar për zgjerimin në Këshill”.
“Ata kanë mbështetjen tonë që nga fillimi dhe gjithçka që kemi filluar mund të përfundojë në gjashtë deri në shtatë muaj”, tha Borisov.
Ndër të tjera ai këshilloi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të mos dorëhiqet, duke insistuar se dështimi në Këshillin Europian nuk është përfundimtar.
Fraksion.com