Familjet myslimane s’u pranuan në varkën turistike: “Përbëjnë rrezik”
Tri familje myslimane nuk u lejuan të futen te një traget turistik në Nju Jork, pasi ishin parë si “rrezik” për të tjerët, sipas padisë që familjet kanë ngritur te Komisioni i të Drejtave të Njeriut në qytetin e Nju Jorkut.
Padia u ngrit nga Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, në emër të 3 familjeve, të cilë kishin dhe 8 fëmijë me vete.
Në këtë padi ata duan që të merren masa dhe që kompania të kërkojë publikisht falje për poshtërimin dhe stresin emocional të shkaktuar ndaj tyre.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se diskriminimi në bazë të fesë është fyerje për çdo banor të Nju Jorkut pa përjashtim, ndaj do të merren të gjitha masat që personat fajtorë të përgjigjen para drejtësisë./tch
Fraksion.com