AktualitetRajoniTë fundit

“Dorëheqja e Zaev”; Kryeministri i Maqedonisë Veriore thërret mbledhje të jashtazakonshme

Ndonëse media italiane ‘Ansa’ njoftoi sot se kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat, në Shkup e mohojnë një zhvillim të tillë.

Alsat, media shqiptare në vendin fqinj, raporton se Zaev nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra, megjithatë, ai ka thirrur një mbedhje të jashtëzakonshme të Qeverisë për të diskutuar mbi hapat që do të merren pas dështimit me negociatat.

Zaev ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha detyrat që BE-ja i kërkoi për hapjen e negociatave.

 

Fraksion.com