Sevim Arbana reagon pas padisë së Ramës; Seanca e parë më 6 nëntor
Sevim Arbana, aktiviste e të drejtave të njeriut, reagoi në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24, lidhur me padinë e ngritur ne adresë të saj nga kryeministri Edi Rama.
Arbana e konsideroi të shëmtuar dhe revoltues, padinë që kreu i qeverisë ka ngritur ndaj saj, ndërsa tha se seanca e parë e gjyqit do të mbahet më 6 nëntor.
Kryeministri Edi Rama, paditi në gjykatë aktivisten e të drejtave të njeriut, Sevim Arbana, pas deklaratës së saj në emisionin “A Krasta” në News24 e cila tha se në qershor 2013 e kishte parë atë të pickonte me dhunë një nga minister e kabinetit.
‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua. Kush e di ca i ka bërë dhe i ka ardhur në majë të hundës. Në 2013, ishte pickim dhune, sec i shpëtoi asaj edhe tëk.. te Sheratoni ka qenë në qershor 2013. Asaj i dolën dy lotë kështu i ranë edhe e mblodhi veten se ishin një javë para zgjedhjeve”,- tha Arbana gjatë diskutimit në emision.
Fraksion.com