AktualitetTë fundit

“Publikon të dhënat”; KQZ: Raportet financiare për zgjedhjet e 30 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi partitë politike se afati i fundit për depozitimin e raporteve financiare të partive politike për fushatën zgjedhore 2019, ishte data 26 shtator.

“Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore morën pjesë 36 parti politike nga të cilat 20 prej tyre i kanë dorëzuar raportet për financat e fushatës zgjedhore. Konkretisht:Nga 20 raportet e dorëzuara;14 u dorëzuan brenda afatit. 6 u dorëzuan jashtë afatit. Nga 20 raportet e dorëzuara në KQZ;16 janë sipas formateve të standardizuara. 4 janë pa format. Nga 20 raportet e dorëzuara, 13 prej tyre u kthyen për plotësim për shkak se; Nuk ishin të gjitha fletët e raportit, si edhe duhen firmosur dhe vulosur të gjitha fletët. Mungonte formati kandidatit për kryetar bashkie. Plotësimit të raportit me shkrim dorë, (duhet bërë në version elektronik)”, shprehet në deklaratë  zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Po ashtu, KQZ shprehet se nuk e kanë dorëzuar raportin financiar 16 parti politike, konkretisht nuk e kanë zbatuar ligjin:

  1. Partia Demokracia Sociale
  2. Partia G99
  3. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet
  4. Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar
  5. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
  6. Partia e të Drejtave të Mohuara
  7. Partia Unitetit Kombëtar
  8. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
  9. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
  10. Partia Socialpunëtore Shqiptare
  11. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
  12. Partia Aleanca Kuq e Zi
  13. Partia Kombëtare Konservatore Albania
  14. Partia Emigracionit Shqiptar
  15. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
  16. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian

“Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike. Brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë në faqen zyrtare të internetit edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditivit”, thuhet në deklaratë.

 

Fraksion.com