AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

“Në dyshim vlerat europiane”; Papandreu: Të hapen menjëherë negociatat për Tiranën e Shkupin

“Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona europiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim”, deklaron ish-kryeministri grek George Papandreu duke bërë thirrje për hapjen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëpërmjet një deklarate, Papandreu shpreh pakënaqësi për “veton” e Francës dhe Holandës në Këshillin e Punëve të Jashtme.

Ai deklaron se “fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”.

Shumë ndërkombëtar janë shprehur pro hapjes së negociatave me Shqipërinë megjithatë Franca vijon të jetë skeptike dhe kërkon një reformim tërësor të Bashkimit Europian.

 

Fraksion.com