“Macron, zgjohu!”; Fajon: Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
“Është një turp . Emmanuel Macron, zgjohu!”
Kjo është deklarata e eurodeputetes Tanja Fajon në lidhje me qëndrimin e Francës, që kërkon një reformim të brendshëm të BE, më pas vijim të procesit të zgjerimit të BE.
“Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike!”, thekson Fajon, e cila mban postin e zv/kryetares së grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian.
Fajon shprehet se drejtuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë bërë pjesën e tyre të punës, tani është radha e Këshillit të Bashkimit Europian për të përmbushur pjesën e tij.
“Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Europian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojë të fillojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.
Fraksion.com