Kostelancik: SHBA mbështet fuqimisht hapjen e negociatave për Shqipërinë
Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik ka riktheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Duke folur në Forumin e Sigurisë në Beograd ai është shprehur se, “SHBA mbështet fuqimisht hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Kostelancik e ka cilësuar si vendim zhgënjyes mosdakordësimin e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave.
“Do vijojmë të inkurajojmë ecurinë e reformave në Shqipëri pavarësisht vendimit zhgënjyes për bisedimet”, ka deklaruar ai në Beograd.
Kostelancik ka shtuar se, Amerika po i kushton vëmendje politike dhe ekonomike rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euro-Atlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon”, ka theksuar zyrtari i DASH.
Fraksion.com