AktualitetTë fundit

Kokainë, armë, 27 mln lekë e karta bankare; Kapet te “Liqeni i Thatë” “i forti” i Tiranës

jë 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur duke lëvizur me mjetin e tij me armë zjarri, kokainë, fishekë luftarakë, armë të ftohta, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Në pranga ka rënë shtetasi B. H., i cili është vënë në ndjekje nga policia në zonën e Liqenit të Thatë, pas lëvizjeve të tij të dyshimta. ndërkohë, gjatë kontrollit në mjetin e tij i janë gjetur, përveç armëve e municioneve, edhe mbi 27 milionë lekë.

Shërbimet e Policisë “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruannë automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;  një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje; 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi; 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari; një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;  disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Fraksion.com