Bella Hadid shpallet femra më e bukur në botë, bazuar në ekuacion matematikor që përdornin grekët e lashtë
Bella Hadid është shpallur femra më e bukur në botë, pas një kërkimi shkencor që doli në përfundimin se supermodelja i afrohet më shumë se të gjitha asaj që konsiderohet “fytyra perfekte”.
Sipas një zbulimi shkencor, mes dhjetra femrave të bukura në mbarë botën Bella Hadid është shpallur femra më e bukrur në botë.
Sipas shkencës, modelja 23-vjeçare ka të gjitha tiparet e fytyrës të ngjashme me idenë që kanë pasur aso kohe grekët e lashtë. Pra sipas kësaj ideje të vjetër që një femër të quhet e bukur duhet të ketë sytë, vetullat, hundën, mjekrën, nofullën dhe formën e fytyrës të njëjtë siç e mendonin grekët.
Këtë kriter mesa duket e ka përmbushur 94,35 përqind modelja e njohur Bela Hadid .
Ndërsa pas saj vijon këngëtarja me famë botërore Beyonce, për t’u pasuar në vendin e tretë nga aktorja e njohur Amber Heard.
I njohur si raporti i artë i bukurisë Phi, ky është një ekuacion matematikor i zhvilluar nga grekët e lashtë që shikon simetrinë e fytyrës.
Burimi: Stuff
Fraksion.com