AktualitetNATO/BETë fundit

Stoltenberg: NATO është e shqetsuar pë luftën në Sirinë Veriore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit dypalësh me kryeministrin britanik  Boris Johnson. më 15 tetor 209, në Downing Street 10, tha për mediat, se kishte mbaruar një takim shumë të mirë me kryeministrin Johnson.

“E falënderova për angazhimin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar ndaj NATO-s “Mbretëria e Bashkuar kryeson me shembull, duke investuar 2% të PBB-së së tyre në mbrojtje dhe ata kontribuojnë në shumë misione dhe operacione të NATO-s.

Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë përgatitjet për Takimin e ardhshëm të Liderëve këtu në Londër në dhjetor, i cili do të jetë një takim i rëndësishëm ku do të kemi gjithashtu mundësinë për të festuar 70 vjetorin e Aleancës sonë.

Ne gjithashtu iu drejtuam kontrollit të armëve, si ta adaptojmë NATO-n në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë dhe natyrisht edhe situatën në Sirinë Veriore.

Si e komentoni pezullimin e licencës të armëve për Turqinë?

Kjo reflekton se shumë aleatë të NATO-s janë shumë kritikë dhe po e dënojnë operacionin ushtarak në Sirinë Veriore. Unë kam shprehur gjithashtu shqetësimet e mia serioze për këtë operacion ushtarak në vazhdim, e bëra këtë në Stamboll të premten, jam i shqetësuar për mënyrën sesi kjo mund të përshkallëzojë më tej tensionet në rajon, si mund të destabilizojë më tej rajonin dhe vuajtjet njerëzore. Dhe jo më pak, unë jam i shqetësuar për pasojat për ne, për përfitimet që kemi bërë në luftimin e armikut tonë të përbashkët ISIS. Dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne t’i ruajmë ato përfitime dhe për këtë arsye diskutuam  situatën në Sirinë Veriore javën e kaluar në selinë e NATO-s, do të jetë një çështje që do të trajtohet në NATO nesër, (sot) dhe do të jetë gjithashtu një çështje që ministrat e Mbrojtjes do të diskutojnë kur të takohen javën e ardhshme. Pra, kjo është një çështje që shqetëson të gjithë Aleatët e NATO-s.

A e ka destabilizuar SHBA luftën kundër ISIS?

Ne të gjithë kemi bërë shumë përparim dhe kemi bërë arritje të mëdha në luftën kundër ISIS ose Da’esh. Koalicioni Global për të mposhtur Da’eshin ka arritur shumë sepse jo shumë kohë më parë Da’esh kontrollonte një territor aq të madh sa Mbretëria e Bashkuar në Irak dhe Siri dhe miliona njerëz. Tani të gjithë këta njerëz janë çliruar, i gjithë territori është çliruar dhe kjo është pikërisht ajo që ne nuk duhet ta rrezikojmë dhe kjo është edhe arsyeja pse unë dhe shumë udhëheqës të tjerë kemi shprehur shqetësime, shqetësime serioze, për operacionin në vazhdim.

 A po i bëni thirrje Turqisë të ndalë operacionin?

Epo, NATO nuk është në terren dhe NATO nuk e mbështet këtë operacion natyrisht, shumë aleatë të NATO-s kanë shprehur kritikë të fortë. Ajo që mund të them është se unë jam i shqetësuar thellësisht për pasojat, si për sa i përket luftës kundër Daesh-it, vuajtjeve njerëzore dhe stabilitetit në rajonin e gjerë. Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse unë gjithashtu mendoj se është e drejtë që ne tani vazhdojmë ta diskutojmë këtë midis Aleatëve të NATO-s dhe gjithashtu ta trajtojmë atë nesër (sot).

 

Fraksion.com