AktualitetTë fundit

Rama: Projekte dhe kantiere pune për Durrësin turistik (video)

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje projektet që po zbatohen në qytetin bregdetar, të cilat kanë përmirësuar jetesën për banorët e Durrësit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të projekteve dhe kantiereve të punës që vijon pa ndërprerje për Durrësin turistik që duam ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Durrësi frekuentohet në çdo stinë të vitit. Investimet e reja po ripërtërijnë qytetin dhe plazhet e tij.

Vetëm të dielën e dytë të shtatorit, Durrësin e vizituan 693 turistë nga 23 vende të botës, ndërkohë që gjatë 2019 numri i turistëve u rrit me 33%.

Në sajë të investimeve vlera e pronës është rritur dhe kapacitetet akomoduese janë shtuar.

Aktualisht po vazhdojnë punimet në shëtitoren Taulantia, ku janë trajtuar 67 mijë metër2 hapësirë, ndërkohë që punime rehabilituese janë kryer nga Porti deri tek Sfinksi.

Shëtitorja rivendos raportin e qytetit me detin, duke krijuar lidhje organike mes të dyjave. Në këtë kuadër janë kryer 80% e punimeve për mbrojtjen detare, janë zgjeruar hapësirat e gjelbëruara me 7 mijë pemë dhe bimë dekorative, ndërsa pemët ekzistuese do të integrohen në projekt.

Projekti përfshin 3 sheshe rekreative dhe hapësira sportive dhe 6 mijë m2 parkim, pedonale me gurë, shkallare pranë detit, sistem modern ndriçimi.

Po ashtu po kryhet transformimi i shkëmbit të Kavajës dhe rehabilitimi i plotë i përroit të Durrësit, dikur një nga pikat më problematike të zonës, ndërtim i rrugëve të reja brenda blloqeve të banimit, sistem ndriçimi në të gjithë bllokun rezidencial.

Investimi i shërben 25 mijë banorëve dhe mijëra turistëve vendas e të huaj në çdo stinë.

Transformimi i plazhit të Golemit ka bërë që nga një zonë pa infrastrukturë urbane tashmë të shndërrohet me rrugë të reja dhe shëtitore buzë detit, hapësira që bashkojnë komunitetin dhe krijojnë lidhje të munguar mes qendrës së banuar dhe plazhit.

 

Fraksion.com