Meta takon Princin e Monakos: Të vendosur për intensifikimin e marrëdhënieve
Presidenti Ilir Meta u prit sot në një ceremoni zyrtare, nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos.
“Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos”, tha Meta.
Po ashtu, Presidenti Meta shtoi se takimi ishte mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
“Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve”, theksoi ai.
Postimi i Metës
Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos.
Takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve. 🇦🇱🤝🇲🇨
Fraksion.com