“E falenderova z. Giuseppe Conte”; Basha: Koha për ndryshim
Kryeministri i Republikës së Italisë, Giuseppe Conte, gjatë vizitës së tij në Tiranë takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një status të pak minutave më parë në Facebook, bashkëngjitur një fotoje të dyshes Conte-Basha, ky i fudnit shkruan:
“Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë veçanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.
Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!”
Fraksion.com