Aurela Gaçe feston 45-vjetorin e lindjes, ka një urim të veçantë për veten
Aurela Gaçe, një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 45 vjeçe. Në këtë përvjetor Aurela ka zgjedhur t’i bëjë vetes një urim të veçantë.
Në urimin për veten Aurela thotë se kështu nga palestra me doreza dhe e mbuluar nga djersët i kalova 45-vite, dhe i vetmi urim që ajo i bën vetes është të shoh fëmijët të rriten dhe të jetë pranë vajzave në momentet më të vështira dhe të bukura të jetës.
“Sot ,45 vjeç🙈😀💃. Mund të kisha zgjedhur çdo lloj foto për këtë ditë, por kjo me “doreza” në duar është simboli i të jetuarit për mua. Kështu, e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten, për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..kështu i kalova këto 45 vjet….e tani, pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjatë pranë familjes sime të shtrenjtë.
Ky është i vetmi urim që i bej vetes është, të jem këtu, të shoh fëmijët të rriten, të jem me vajzat në hapat e vështirë e të bukur të jetës. Të jem pranë fëmijëve të mi, ashtu siç prindërit e mi ishin e janë me mua. Kaq dua vërtetë🙏, vetëm jetë. Po të kemi jetë e shëndet, pastaj të tjerat dihen…..”dorezat ” në duar, e forca përpara 💪😅”- shkruan Aurela.