AktualitetBota+Të fundit

UNICEF: Kequshqyerja problem për miliona fëmijë në botë

Çdo i treti fëmijë, nën moshën pesë vjeç, nuk ushqehet aq sa i duhet, për një rritje të shëndoshë paralajmëroi Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

Raporti i UNICEF-it thotë se nga 676 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç, rreth 227 milionë ishin ose të kequshqyer ose me mbipeshë.

Nga rreth 340 milionë fëmijë – gati gjysma, kishte mangësi në të ushqyer.

Globalizmi, varfëria dhe ndryshimi i klimës janë arsyet e rritjes së numrit të vendeve me disa çrregullime të ngrënies, që kërcënojnë zhvillimin e fëmijëve, bën të ditur analiza e UNICEF-it.

“Mënyra se si ne e kuptojmë kequshqyerjen duhet të ndryshojë: nuk bëhet fjalë vetëm për t’u dhënë fëmijëve sa duhet për të ngrënë, por për t’u siguruar atyre ushqimin e duhur”, ka deklaruar drejtoresha e UNICEF-it, Henrietta For.

Kequshqyerja, pë dallim nga mbipesha, mbetet edhe më tutje në plan të parë si problem botëror, pasi nga ajo vuajnë rreth katër herë më shumë fëmijë, konkludon organizata UNICEF.

 

Fraksion.com