Siria, Trump: Gati për të shkatërruar ekonominë turke. SHBA vendos dënime për 3 ministra turq
Presidenti turk nuk ndalet. Rexhep Tajip Erdogan ka konfirmuar se sulmet do të vazhdojnë, pavarësisht dërgimit të trupave të Bashar al-Asadit fare pranë kufirit me Turqinë.
Ndërsa Europa po rrit presionin kundër ofensivës duke rënë dakord të kufizojë eksportet e armëve në Turqi, Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar për sanksione për operacionin në veri të Sirisë.
“Unë jam plotësisht i gatshëm ta shkatërroj shpejt ekonominë turke nëse Turqia do vazhdojë këtë rrugë të rrezikshme dhe shkatërruese”, -tha Trump
“Nëse Turqia vazhdon ofensivën e saj, ajo do të përkeqësojë krizën humanitare, me pasoja potenciale shkatërrimtare. Për të shmangur sanksione të mëtejshme, Ankaraja duhet menjëherë të ndalojë ofensivën e saj të njëanshme në veri-lindje të Sirisë dhe të kthehet në dialog me Shtetet e Bashkuara për sigurinë e rajonit”, – këtë e theksoi sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.
Mike Pence do të shkojë në Turqi për të kërkuar “armëpushimin”
Sekretari i Shtetit Mike Pence, njoftoi gjatë mbrëmjes se së shpejti do të udhëtojë për në Turqi me kërkesën e Donald Trump për të diskutuar për ofensivën e Ankarasë në veri të Sirisë. Pence sqaroi se presidenti amerikan i ka telefonuar kolegut të tij turk, për t’i kërkuar që “t’i jepte fund pushtimit” dhe të deklaronte “armëpushimin e menjëhershëm”.
Në veçanti, Trump i kërkoi Erdoganit “shumë fort” për të filluar “negociatat me forcat kurde në Siri”.
SHBA vendos dënime për 3 ministra turq
Presidenti amerikan Trump ka nënshkruar dekretin që jep dritën e gjelbër ndaj sanksioneve amerikane kundër Turqisë. Në veçanti, sanksione u vendosën për tre ministri të qeverisë turke të përfshira në ofensivën në veri-lindje të Sirisë, të cilat për Uashingtonin rrezikojnë jetën e civilëve të pafajshëm dhe destabilizojnë rajonin, përkatësisht sanksione u vendosën për Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, Ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu, dhe atë të Energjisë, Fatih Donmez.
“Qeveria turke është përgjegjëse për rritjen e dhunës nga forcat turke, duke rrezikuar civilë të pafajshëm dhe destabilizimin e rajonit”, – tha sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.
Trupat amerikane të tërhequra nga Siria do të vendosen diku tjetër
“Trupat amerikanë të tërhequr nga Siria do të vendosen diku tjetër dhe do të qëndrojnë në rajon për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përsëritjen e asaj që ndodhi në vitin 2014, kur kërcënimi i lënë pas dore i ISIS u përhap në të gjithë Sirinë dhe Irakun. Një numër i vogël i forcave amerikane do të mbetet në bazën Al Tanf në jug të Sirisë për të vazhduar të eliminojë atë që mbetet nga ISIS”, tha presidenti amerikan Trump.
Erdogan ndërkohë në një telefonatë i ka shpjeguar homologut të tij francez Emmanuel Macron, objektivat e operacionit në veri-lindje të Sirisë. “Operacioni, tha ai, do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global”.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten të tërheqin përgjithmonë trupat e nga Siria pas braktisjes së Kobane, Trump ka konfiruar se ai dëshiron të veprojë vetëm në sanksione.
“Pas mposhtjes së ISIS, unë i tërhoqa trupat nga Siria. ” Siria dhe Asad të mbrojnë Kurdët dhe të luftojnë Turqinë për tokën e tyre. Unë pyeta gjeneralëve të mi se pse duhet të luftojmë për Sirinë dhe Asadin? Kushdo që dëshiron të ndihmojë Sirinë apo të mbrojë kurdët mirë do bëjë, qoftë ajo Rusia, Kina apo Napoleon Bonaparte. Shpresoj që të gjithë të bëjnë mirë, ne jemi 7000 milje larg,”, – shkruajti Trump në një postim në Tëitter
Avancimi turk
Në terren përparimi i ofensivës së Ankarasë vazhdon. Forcat e Damaskut kanë përparuar nga lindja në perëndim, rreth njëzet kilometra larg nga kufiri, duke shtrënguar fushën e veprimit. Turqia ka filluar sulmin ndaj qytetit strategjik të Manbij dhe po përgatitet për të sulmuar Kobane, nga ku u tërhoqën marinsat e SHBA por që drejt saj po shkojnë dhe forcat e Asad-it.
Sot në mëngjes ishte vetë Erdogan që njoftoi për sulmin mbi Manbij, duke thënë se ai ka ndërmend ta mbante nën kontroll qytetin për shkak të vendndodhjes strategjike në perëndim të Eufratit, pikë kalimi midis rajonit të Alepos dhe atë të Raqqa. Por sipas televizionit shtetëror sirian, ushtria e Asadit ka hyrë në qytet sonte natën. Për momentin forcat speciale turke janë në pararojë në rrugën drejt Manbij, të shoqëruara me automjetet të blinduara./shqiptarja.com
Fraksion.com