AktualitetTë fundit

Sherr në familje, rrahin nusen e vëllait: 45-vjeçja vihet nën pranga; Motra e saj i nxjerr armën kunatës…

Një sherr mes femrave të një familje, ka çuar në pranga një 45-vjeçare në Dibër.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet Sh.D., akuzohet se për motive të dobëta ka rrahur kunatën e saj, shtetasen me inicialet A.D., 28 vjeçe, (nusen e vëllait), konflikt në të cilin është përfshirë edhe motra e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe.

Të njëjtat burime sqarojnë se po procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasja me inicialet Z.M., 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Kjo e fundit ka kanosur me armë gjahu, pa fishek kunatën e sa, ndërkohë që në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Mësohet se arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com