AktualitetEkonomiTë fundit

Politika monetare ka ruajtur kahun stimulues

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ecuria e normës së inflacionit ka pasqyruar kryesisht efektin e mbiçmimit të kursit të këmbimit, pavarësisht zhvillimeve pozitive në aktivitetin ekonomik dhe në tregun e punës.
Kështu, në qershor të vitit 2019, inflacioni vjetor zbriti në nivelin 1.3% nga 1.8% në fund të vitit 2018 dhe 2.4% një vit më parë. Këto zhvillime kanë reflektuar edhe efektin e goditjeve të ofertës në çmimet bujqësore.
Ndonëse “mjedisi” i jashtëm ka shtyrë në kohë vlerësimin mbi kthimin e inflacionit në objektiv, pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë mbeten pozitive si në kuadër të zhvillimeve ekonomike në vend, ashtu edhe në kuadër të forcimit të presioneve të brendshme inflacioniste.
Politika monetare, pavarësisht mbajtjes së pandryshuar të normës bazë të interesit përgjatë periudhës, ka ruajtur kahun stimulues.
Fraksion.com