Negociatat; Hahn: Test për besueshmërinë e Bashkimit Europian
Komisionieri për Zgjerimin, Johannes Hahn e ka cilësuar si test për besueshmërinë e Bashkimit Europian mbledhjen e sotme të ministrave të jashtëm të vendeve të BE në Luksemburg, ku diskutohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Hahn shpreson se në fund do të ketë dritë jeshile për negociatat e cila sipas tij është e merituar.
“Test për besueshmërinë e BE-së në raport me Ballkanin Perëndimor. Diskutime të vështira përpara, por shpresa për dritën jeshile të merituar”, thekson Komisonieri për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Fraksion.com