AktualitetPolitikëTë fundit

Negociatat; Cakaj: Sot BE përballet me një zgjedhje historike

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është shprehur se sot BE përballet me një zgjedhje historike

Sipas tij, vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet e saj dhe për të parë të ardhmen.

“Sot BE përballet me një zgjedhje historike. Vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen’, është shprehur Cakaj.

“Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në udhërrëfyes në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit”, ka theksuar ai.

Cakaj ka shtuar se, “Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë / ndërpresë progresin dhe reformat, të minojë besueshmërinë dhe rrezikojë forcimin e rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor”.

Kjo, ka theksuar Cakaj, “është ora e Europës. Ne nuk kemi nevojë për një BE të kufizuar, izoluese, jo të interesuar dhe të paangazhuar, por union që është i hapur, i drejtë dhe një rreze shprese në periudha të trazuara”.

Ministrat e BE-së për Punë të Jashtme dhe Europiane takohen sot në Luksemburg, për të vazhduar përgatitjet për Këshillin Europian të Tetorit, ku do të diskutojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në lidhje me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Fraksion.com