AktualitetTë fundit

Lojëra fati në shtëpinë me qira; Arrestohet qiramarrësi dhe procedohen 4 të tjerë

Policia në Përmet ka kryer  kontrolle, për të goditur aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat i këtyre kontrolleve,  një shtetas ka rënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në shtëpinë e marrë me qira nga i arrestuari 26-vjeçar F.Q, banues në Tiranë janë gjetur një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e  kësaj loje.

Ndërkohë që të proceduar në gjendje të lirë janë shtetasit M. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër; A. Ç., 24 vjeç, banues në Këlcyrë; P. D., 29 vjeç, banues në Përmet; E. L., 33 vjeç, banues në Përmet

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com