AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë

Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e bë e ditur nga nënkryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane, Andrey Kovatchev, i cili thotë se PPE ka mbështetur gjithnjë procesin e zgjerimit me Bashkimin Europian.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e nevojshme për stabilitetin gjeopolitik të rajonit.

Hapja e negociatave është e lidhur ngushtë me aktorë si Rusia, Turqia që kërkojnë të kenë më shumë influencë”, thuhet në deklaratën e PPE.

 

Fraksion.com