AktualitetPolitikëTë fundit

Erion Braçe vizitë ‘blic’ në Kadastrën e Vlorës

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka bërë sot një vizitë ‘blic’ në Kadastrën e Vlorës, duke marrë shkas edhe nga ngjarjet që kanë ndodhur në këtë institucion, që rrodhën pas shkarkimit të drejtorit dhe zv.drejtorit.

Mësohet se Braçe ishte interesuar për orarin e punonjësve si dhe ankesat e qytetarëve. Ai ka shkuar në Kadastër para orës 8:00, për të parë nga afër se sa e respektonin punonjësit orarin zyrtar.

“Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një vizitë ‘blic’ për të parë nëse punonjësin zbatonin orarin si dhe ka dëgjuar nga afër ankesat e qytetarëve. Ai ka takuar në këtë institucion 4 qytetarë. Më pas është larguar nga Kadastra”, sipas  ‘News24’.

 

Fraksion.com