AktualitetPolitikëTë fundit

“Demokratët në parlament të gjithë kryetarë”; Krenar Rryçi: I bashkohem grupit Hajdari

Mes deputetëve demokratë të opozitës së re parlamentare ka ende paqartësi se kush është kryetari, pasi një pjesë  e deputetëve njohin Rudina Hajdarin si drejtuese e të tjerë Korab Litën.

Pas prononcimit të deputetit Halit Valteri  i cili në fillim hodhi firmën mbi dokumentin që njeh Korab Litën si kryetar dhe më pas  u tërhoq duke iu bashkuar grupit demokrat me kryetare Rudina Hajdari, një deputet i ri i Kuvendit firmosi shkresën për tu bërë pjesë e grupit parlamentar demokrat. Mësohet se ai  është Krenar Rryçi.

Ndërkohë Korab Lita ka  thënë  se detajet  për të vërtetën e tij do t’i japë për mediat në një konferencë për shtyp në orën 11.00.

Kurse deputeti demokrat Alban Zeneli konfirmoi për Top Channel mbledhjen e grupit ku është marrë vendimi. Ai tha se zonja Hajdari është në dijeni të mbledhjes madje edhe ai vetë ishte një nga kandidaturat për kryetar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com