Korab Lita: Rudina Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i grupit
Në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit deputeti i opozitës parlamentare Korab Lita ka njoftuar se grupi i ka kërkuar Rudina Hajdarit të largohet nga drejtimi.
“Pas kësaj për zgjedhjen e kreut të ri iu drejtuam kuvendit. Hajdari ka qenë në mbledhje dhe ka dhënë dorëheqjen.”, tha Lita.
Ndërkohë më herët në një prononcim për Top Channel deputeti Halit Valteri nënkryetar i grupit i cili hodhi edhe firmën mbi dokumentin që njeh Korab Litën si kryetar sqaron se gjithçka është një keqkuptim e që do sqarohet të enjten në seancë plenare.
Ai i qëndron vendimit për tu tërhequr nëse Kuvendi njeh Korab Litën për kryetar duke paralajmëruar eskluzivisht për Top Channel se të tjerë deputetë të Kuvendit do i bashkohen grupit demokrat me kryetare Rudina Hajdarin, të enjten në seancë plenare.
“Grupi do zgjerohet me deputet te rinj, Rudina është kryetare, gjithçka do sqarohet të enjten”, tha Valteri.
Fraksion.com