AktualitetTë fundit

Skemë borxhesh dhe mashtrimesh; Arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës

Arrestohet nga policia e Paraguajt Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani, i cili akuzohet si i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptari pasi Interpoli e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mediat paraguaiane bëjnë te ditur se urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe Radovani u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.
31-vjeçari është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë.
Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com