AktualitetPolitikëTë fundit

Raporti i Venecias; Balla: Presidenti Meta shkeli Kushtetutën

Kryetarit i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit deklaroi se në raportin përfundimtarë të Komisionit të Venecias thuhet se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në veprimet e tij nuk është bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë.

“Kushdo që lexon raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias, të cilin do ta gjeni sot në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, i cili në opinionin e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë qartëson se: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta në veprimet e tij nuk është bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë. Nuk besoj që ka ndonjë mendje juristi në Shqipëri që kur thua nuk thua që nuk je bazuar në ligj dhe Kushtetutë, nuk do të thotë që ke shkelur Kushtetutën”, tha Balla.

Sipas tij, Komisioni i Venecias thekson gjithashtu se është në tagrin e Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të vlerëosjë nëse kjo shkelje e Kushtetutë nga ana e Metës është e rëndë ose jo.

“Neni 94 i Kushtetutës sqaron qartë se kush janë kompetencat e Presidentit dhe çdo veprim i kryer me dashje nga ana e tij është shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Pyetja që shtrohet është nëse Presidenti i Republikës aktin e rëndë të çdekretimit e kreu me dashje apo pa dashje”, u shpreh Balla.

Deklarata e plotë:

Do të vazhdojë shkarkimi i Presidentit të Republikës edhe pas opinionit përfundimtarë të Venecias, që përcakton që tejkalimi nuk është i mjaftueshëm për shkarkim?

Kuvendi i Shqiëprisë ka ngritur një komision hetimor bazuar në kërkesën e deputetëve e më shumë se 55 deputetëve, të cilët kanë argumentuar se Presidenti i Republikës nuk është bazuar në aprashikimet e Kushtetutës, kodit zgjedhor dhe gjithë kuadrit ligjor në Shqipëri lidhur me aktin e çdekretimitt ë zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Kushdo që lexon raportin përfundimtar të cilin do ta gjeni sot në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, i cili në opinionin e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë qartëson se: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta në veprimet e tij nuk është bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë. Nuk besoj që ka ndonjë mendje juristi në Shqipëri që kur thua nuk thua që nuk je bazuar në ligj dhe Kushtetutë, nuk do të thotë që ke shkelur Kushtetutën.

Është në tagrin e Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të vlerëosjë nëse kjo shkelje është e rëndë ose jo.  Këtë thotë dhe opinion i Venecias.

Shkelje e rëndë e Kushtetutës ndodh atëherë kur çdo veprim i marë nga Presidenti i Republikës kryehet jashtë kompetencave të përcaktuara nga neni 94 i Kushtetutës, i cili sqaron qartë se kush janë kompetencat e Presidentit dhe çdo veprim i kryer me dashje nga presidenti është shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Pyetja që shtrohet është nëse Presidenti i Republikës aktin e rëndë të çdekretimit e kreu me dashje apo pa dashje.

Komisioni i Posaçëm hetimor për hetimin e veprimeve të presidentit të republikës që  në këndvështrimin tonë bie ndesh dhe janë shkelje të rënda të Kushtetutës do të vazhdojë punën.

A keni ndonjë koment për gjestin e ambasadorit të OSBE drejtuar disa protestuesëve përpara drejtorisë së policisë?

Ambasadori i OSBE është një ambasador i një institucioni të rëndësishëm ku Shqipëria është vend antarë dhe do të ketë presidencën vitin e ardhshëm. Më vjen keq që parti të caktuara dhe më së shumti PD problemet e veta i sheh tek qendrimi i ambasadorëve. Ambasadorët në çdo rast shprehin pozicionin e organizatave apo vendeve të cilat përfaqësojnë. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga sulmet ndaj ambasadorëve.

Kur do ta çoni në Kuvend nismën që Kryeministri Rama ka deklaruar dhe ka akuzuar prokurorë dhe Gjyqtarë të korruptuar  për ti ndëshkuar ata. Do të çoni ju një nisëm si mazhorancë?

Si Kryetar i Grupit Parlamentar dua të rishpreh  mbështetjen e plotë ndaj propozimit të Kryeministrit të bërë të enjten e shkuar në Kuvendin e Shqipërisë. KÇK është një organizatë dhe bandë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, e cila ëprfiton nga procedura normale dhe e zjatur e procesit historik të Vettingut. Kësaj bandë kriminale ne duhet tja minimizojmë efektin negative që i krijon shqipërisë, shqiptarëve dhe rrugës europiane të Shqipërisë. Ajo që tha Kryeministeri në seancë do të shkojë përpara dhe besoj dhe jam shpresplotë që këto ndyshime do të kenë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare në Kuvend.

 

Fraksion.com