Raporti final i Venecias; Meta: Konfirmoi qëndrimet e mia; Nuk kam shkelur Kushtetutën
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias.
Në këndvështrimin e kreut të shtetit, ‘Venecia’ ka konfirmuar qëndrimet e tij, se me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk ka tejkaluar kompetencat dhe as nuk ka shkelur ka shkelur Kushtetutën.
Ne nje deklarate per mediat, Presidenti Meta thote se “si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak”.
Deklaratë e Presidentit të Republikës Ilir Meta
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.
Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.
Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:
1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.
2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.
3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.
4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.
5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.
Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Fraksion.com