“Opinioni final për Metën”; Komisioni i Venecias: Presidenti shkeli Kushtetutën, zgjedhjet nuk shtyhen
Komisioni i Venecias publikon opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me veprimet e këtij të fundit sa i takon zhderkretimit të datës së zgjedhjeve.
Në opinionin e “Venecias” thuhet se Metës i duhej bazë ligjore për të anuluar zgjedhjet. Komisioni shprehet se shtyrja e zgjedhjeve është shkelje e Kushtetutës dhe për seriozitetin e kësaj shkeljeje duhet të vendosë Gjykata.
Nga ana tjetër, Venecia shprehet se zgjedhjet nuk kanë arsye pse të shtyhen në rastet e një bojkoti parlamentar.
“Presidenti mund t’i anulojë zgjedhjet në rast emergjence dhe ai nuk ndoqi rregullat kushtetuese për këtë rast. Bojkoti elektoral nuk mund të parandalojë zgjedhjet. Shtyrja e zgjedhjeve është shkelje kushtetuese dhe për këtë vendos GJK” – thuhet ndër të tjera në opinioin final.
Fraksion.com