AktualitetBota+Të fundit

Kryeministri i Etiopisë fiton Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpallur fituesi çmimit Nobel për Paqen për vitin 2019-të. Ai u shpall fitues i 100 i këtij çmimi në Oslo për “arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Vitin e kaluar, Etiopia arriti marrëveshjen e paqes me Eritrean, duke i dhënë fund një konflikti 20 vjeçar, i cili nisi me luftën në kufi në vitin 1998 për të vijuar deri në vitin 2000.

Dy shtetet afrikane hapën vjet edhe ambasadat në kryeqytet respektive, duke i çuar në një tjetër nivel marrëdhëniet diplomatike.

Të dy vendet i dhanë fund tensioneve prej dy dekadash në një kthesë dramatike të ngjarjeve pasi Ahmed shtroi një degë të ullirit tek presidenti eritrean në fjalimin e tij inaugurues në prill.

Nga viti 1998 deri në vitin 2000, të dy vendet zhvilluan një luftë të përgjakshme në të cilën rreth 70,000 njerëz humbën jetën nga të dy anët.

Gjatë javës Nobeli është ndarë edhe në kategoritë tjera.

Një ditë më parë Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letrësi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Organizata amerikane Pen, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe promovon letërsinë, tha se zgjedhja e Komitetit të Nobelit për laureat të çmimit në letërsi për këtë vit është për keqardhje.

Kjo pasi, Handke, njihet edhe figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

 

Fraksion.com