AktualitetKosovaTë fundit

Akademia e Shkencave të Kosovës kërkon të anulohet Nobeli për Handken

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës tha se është e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Handke njihet si figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Për rrjedhojë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës tha se kërkon që të anulohet ky vendim i Akademisë suedeze, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

“Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit”, thuhet, mes tjerash, në reagimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Të enjten, Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu me Çmimin Nobel për Letrësi autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe autorin austriak, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa për Handken këtij viti.

Akademia suedeze ndau sivjet dy çmime në letërsi, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

 

Fraksion.com