AktualitetTë fundit

130 ushtarakë do sfidojnë sportistët profesionistë në Maratonën e Tiranës

Në 13 tetor, krahas argëtimit, maratona e së dielës  synon të ofrojë një garë të fortë sportive.

Këtë e garanton pjesëmarrja e shumë profesionistëve nga vendi dhe 42 shtete të ndryshme nga mbarë bota, por edhe grupimeve të tjera vrapuesish që përfaqësojnë institucione të ndryshme siç janë edhe Forcat e Armatosura.

Plot 130 ushtarakë do të provojnë veten të dielën që të sfidojnë edhe vrapuesit profesionist në një garë rezistence siç është ajo e gjysmë-maratonës. Prej ditësh ata kanë nisur përgatitjet për të sjellë trupin dhe muskujt në kondicionet optimal në mënyrë që e diela ti gjejë gati. Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku Veliaj, i cili ka publikuar edhe një video nga seancat e përgatitjes në Parkun e Madh të Liqenit.

“Pa shiko kush po përgatitet për Maratonën e Tiranës? 130 efektivë të Forcat e Armatosura të Shqipërisë, janë gati për të garuar më 13 tetor”, shkruan Veliaj në Facebook.

 

Fraksion.com