Detaje të reja nga vrasja në Kavajë, arrestohet edhe vëllai i policit të plagosur
Për ngjarjen në Kavajë ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, në pranga ka rënë edhe një 27 vjeçar. I arrestuari është shtetasi B., Toçi, 27 vjeç, vëllai i policit të plagosur në këtë ngjarje, Bledar Toçi.
Pasi ka ndodhur vrasja, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit dhe ka gjetur 7 doza kokainë që i përkisnin 27 vjeçarit. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe Bledar Toçin, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit.
Fraksion.com