Bashkim kombëtar sipas Albin Kurtit; Idea e federatës
Albin Kurti, kandidati për kryeministër në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila u shpall fituese në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ka folur për mundësinë e bashkimit kombëtar si dhe për krimet e luftës së Serbisë në Kosovë.
Nuk them që bashkimi Kombëtar ndodh në BE. Atje bashkimi bëhet me danezë e holandezë. Bashkimi ndodh këtu. Arbën Xhaferri ka pas thënë: Bashkimi na zgjedh ne.
Bashkimi Kombëtar dhe Bashkimi Europian nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën. Një lloj decentralizimi institucionesh ne një federatë të ardhshme shqiptare do të ishte një ide”, u shpreh Kurti.
Kurti ka folur edhe për simbolet e shtetit të Kosovës, ku thotë se edhe pse ka rezerva do ti respektojë:
“Simbolet e shtetit të Kosovës pavarësisht se kam rezerva, do t’i respektoj”, tha ai në një intervistë për KTV.
Teksa për Gjykatën Speciale tha se do ta bëjë jofunksionale:
Gjykata Speciale, një ngrehinë “sui generis” kundër parimit juridik evropian. Një mister. E padit në gjykatë të Strasburgut dhe fiton vetëm duke qenë viktimë e një ngrehine si ajo. Unë nuk e zhbëj dot, por do ta bëj jofunksionale.
Gjykatat në Kosovë duhet të zbardhin. Krime ka bërë Serbia si shtet, por ka pasur dhe krime pas lufte me motive të tjera të ulëta.
Për akuzat se UÇK-ja ka bërë krime lufte, lideri VV-së tha se nuk e përjashton mundësinë që dikush me uniformën e tyre mund të ketë bërë diçka të tillë.
Por, sipas tij kjo nuk e përlyen historinë e UÇK-së.
“Unë nuk besoj se UÇK ka bërë krime, por se përjashtoj që dikush me uniformë e ka bërë. Por nëse një i tillë vret një plakë serbe në një lagje të Prishtinës për t’i marrë banesën, ky është krim që s’duhet të përlyejë historinë e UÇK-së”, u shpreh Albin Kurti./tch
Fraksion.com