AktualitetTë fundit

Transformohet sheshi “Selvia” (foto)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar disa foto që tregojnë transformimin e sheshit Selvia në kryeqytet, i cili tashmë pas shembjes së ndërtesave që kishin pushtuar bustin e Vojo Kushit, është kthyer në një mini-park të rrethuar nga gjelbërimi dhe hapësira për banorët e zonës.

“Tani me gërma të mëdha, Selvia mban emrin e saj plot dinjitet, si një nga pikat më historike të Tiranës. Mbjellja e luleve dhe shtrimi i tapetit të gjelbër, i dhanë ngjyra e freski zonës ku ecin çdo ditë kalimtarë”, shkruan Veliaj.

  

 

Fraksion.com