AktualitetKosovaTë fundit

PZAP: Nuk do të ketë rinumërim të votave

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë (PZAP) tha se nuk do të ketë rinumërim të fletëvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

PZAP doli me këtë vendim pas shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit NISMA-AKR-PD për rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të martën se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind.

Po sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.24 për qind të votave, Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe Partia Socialdemokrate 11.57 për qind, ndërsa Lista Serbe 6.61 për qind.

Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, pasi ato nuk janë numëruar ende.

 

Fraksion.com