Life StyleTë fundit

“Mashkulli tip shqiptar”; Ilda Bejleri gafë në mes të emisionit; Aaaa Basha…

Megjithëse dukej se e nisi mbarë këtë sezon të ri, Ilda ka bërë një gafë jo të vogël.

Në një pyetje drejtuar fotografit Armand Sallabanda, moderatorja e ka vënë të zgjedhë mes një femre apo një mashkulli në Parlament.

Armandi është përgjigjur se do të zgjidhte kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. “Mashkull do të zgjidhja kryetarin e Kuvendit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare”, tha ai.

Ndërkohë Ilda ka ndërhyre duke thënë ‘Aaa Basha’. Ndërkohë që mëndoi se e vuri të ftuarin në siklet me pyetjen e saj, Ilda është vënë vetë në siklet me gafën që ka bërë duke e quajtur Bashën Kryetar Kuvendi.

Por ajo e ka kapur gabimin që bëri duke u shfajësuar se mendoi se mos kishte thënë për kreun e PD-së.