Holanda vendos sot për datën e negociatave me Maqedoninë e Veriut
Parlamenti në Hagë sot pasdite do të debatojë dhe do të vendosë për rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Qeveria holandeze e ndan vlerësimin e Komisionit Evropian se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa pozitiv në vitet e kaluara”, thuhet në letrën e dërguar në parlamentin hoandez nga ministri Jashtëm Stef Blok.
Në letër përmenden marrëveshja e Prespës dhe vazhdimi i lëndëve të Prokurorisë Speciale. Si i rëndësishëm theksohet edhe sjellja e ligjit të ri për Prokurorinë Publike.
Sa i takon Shqipërisë, Bloku vendos theksin në nevojën e vazhdimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./Alsat
Fraksion.com