AktualitetPolitikëTë fundit

“Është momenti të njihni Kosovën”; Ruçi takohet me ambasadoren e Libanit

“Ka ardhur momenti që Libani të njohë pavarësinë e Kosovës”, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili priti ambasadoren e Libanit në Shqipëri, Dona Barakat.

Kryetari Ruçi vlerësoi nivelin pozitiv aktual të marrëdhënieve dypalëshe dhe vullnetin e Shqipërisë për forcimin e tyre të mëtejshëm.

“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Libanit janë historike dhe ato duhet të forcohen. Marrëdhëniet shumë të mira politike duhet të pasohen nga fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Kjo kërkon që marrëveshjet në proces për tu nënshkruar midis qeverive duhet të bëhen sa më shpejt funksionale sepse ato e lehtësojnë këtë bashkëpunim, sidomos në fushat e bujqësisë, turizmit dhe transportit”, nënvizoi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

Fraksion.com