Dorëhiqen drejtuesit e rinj në Hipotekën e Vlorës
Ditën e sotme kanë dhënë dorëheqjen drejtuesit e rinj në Hipotekën e Vlorës, drejtoresha Elona Hodaj dhe zv drejtori Krenar Xhemali.
U duk se emërimi i Hodajt, mbyllte rrokadën në institucionin ku u pushuan 6 juristë dhe u paralajmeruan me vërejtje 19 të tjerë. Hodaj kishte mbajtur më herët postin e Drejtoreshës së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Drejtoresha e Hipotekës së Vlorës, e cila sot dha sërish dorëheqjen, mori detyrën zyrtarisht me 24 shtator ndërsa urdhrat e parë të saj ishin hapja e dosjeve të vjetra dhe shqyrtimi i tyre si dhe kufizimi i hyrjeve të individëve të ndryshëm në ambientet e institucionit.
Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, por dyshohet se shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet. Ndërsa kujtojmë se dorëheqjet e mëparshme u argumentuan për arsye shëndetësore.
Fraksion.com