AktualitetKosovaTë fundit

“50 %”; Parashikimi i Haradinajt për rezultatin e zgjedhjeve në komuna

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës ka dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna fiton partia e tij.

Ashtu si edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, edhe Ramush Haradinaj ka qenë i saktë vetëm në 50% të parashikimeve të tij.

Ai ka thënë se AAK-ja do të dalë si parti e parë në 10 komuna por vetëm në 5 prej tyre ka dalë si parti e parë.

Ai ka thënë se AAK-ja do të dalë si parti e parë në 10 komuna por vetëm në 5 prej tyre ka dalë si parti e parë.

Haradinaj kishte thënë se koalicioni AAK-PSD del i pari në Istog, Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik, Klinë, Rahovec, Suharekë, Prizren e Obiliq.

Koalicioni AAK-PSD ka dalë si subjekt i parë politikë në Gjakovë, Deçan, Rahovec, Klinë e Junik.

Në Pejë e Istog koalicioni AAK-PSD ka dalë si subjekt i dytë, Obiliq si subjekt i tretë ndërsa në Prizren si subjekt i pestë, shkruan gazeta Express.

 

Fraksion.com