AktualitetBota+Të fundit

SHBA nuk do të marrin pjesë në ofensivën ushtarake turke në Siri

Pas njoftimit për një sulm ushtarak në Siri, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan telefonoi me homologun e tij amerikan Donald Trump. Rezultati: turqit duhet ta bëjnë ofensivën vetëm.

Forcat e armatosura të SHBA nuk do të marrin pjesë në ofensivën ushtarake në veri të Sirisë të shpallur nga Turqia. Pas bisedës telefonike midis Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidentit të SHBA Donald Trump, Shtëpia e Bardhë tha se ishte një “mision i planifikuar prej një kohë të gjatë” në territorin e kontestuar, me të cilën Turqia “fillon së shpejti” dhe të cilin SHBA nuk e mbështesin. Si rezultat, trupat amerikane u tërhoqën nga kufiri turk.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e shikon në mënyrë kritike ofensivën e planifikuar ushtarake. “Ne po përgatitemi për më të keqen,” tha koordinatori i Ndihmës Speciale të OKB për Sirinë, Panos Moumtzis. Prioriteti i Kombeve të Bashkuara është që sulmi ushtarak të mos çojë në dëbime të reje dhe që ato të kenë mundësi të japin pa u penguar ndihmë humanitare.

Misioni i kryer, pasojat të zhvendosura

Ushtria amerikane i ka mundur trupat e milicisë terroriste IS në zonën kufitare. SHBA nuk do të jenë më të pranishme drejtpërdrejt në rajon, u tha më tej nga SHBA. Kurdët sirianë paralajmëruan se një operacion ushtarak turk do ta kthejë në rajon Shtetin Islamik.

Uashingtoni gjithashtu tha që SHBA nuk do të pranojë luftëtarë të arrestuar të IS nga rajoni, në kurriz të taksapaguesve amerikanë. As Gjermania, Franca dhe vendet e tjera evropiane, shtete prej të cilave janë pjesëtarët e IS, megjithë presionin e Uashingtonit nuk kanë pranuar ta bëjnë këtë. Tani Turqia është përgjegjëse për të gjithë luftëtarët e IS që janë kapur në rajon gjatë dy viteve të fundit me ndihmën e forcave amerikane, tha Shtëpia e Bardhë.

Grindje për zonën e sigurisë

Telefonata midis dy presidentëve, megjithatë, e zemëroi edhe më tej Erdoganin, pasi ndërtimi i planifikuar i përbashkët i një zone të sigurisë në kufirin turk duket se nuk po përparon.

Sipas Turqisë, është e nevojshme të eleminohet kërcënimi që shfaqet nga milicia YPG-Kurde Siriane. Kjo milici konsiderohet organizatë terroriste nga Ankaraja, ndërsa Forcat e Armatosura Demokratike Siriane, të udhëhequra nga YPG mbështeten nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik./DW

 

Fraksion.com